Pazari i Korçës është një ansambel godinash tregtare, të artizanatit dhe të banimit me vlera arkitekturore dhe artistike dhe datojnë që nga shekulli XIX. Koleksioni i ndërtesave është dëshmi e bashkejetesës së artizaneve dhe tregtarëve, të cilët në atë kohë kishin një ndikim të thellë në jetën ekonomike dhe shoqërore të vendit.

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan I Zhvillimit së bashku me Qeverinë Shqiptare, Bashkinë Korcë dhe komunitetin vendor të biznesit kanë punuar intensivisht për projektin e Rijetëzimit të Pazarit te Korçës, rikonstruksioni i të cilit ka përfunduar tashmë.

Faza e dytë e këtij projekti madhor është mbështetja që këto institucione së bashku me Crimson Finance Fund Albania i kanë dhënë në zonën e Pazarit sipërmarrësve Korçar po jo vetëm, me shërbime konsulence dhe grante të vogla në mënyre që ato të rrisin eficiencën e tyre e të perfitojnë maksimalisht nga mundësitë e reja që do të krijohen.

Në kuadrin e këtij projekti, Crimson Finance Fund Albania ka asistuar bizneset e interesuara me plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për aplikimin për grante si edhe me konsulence për të maksimizuar mundësitë e tyre për të përfituar nga këto të fundit. Gjithashtu, Crimson Finance Fund Albania do ti ofroje bizneseve të interesuara mundësine e nje financimi të mëtejshëm me ane të produkteve të saj financiare Leasing dhe Factoring, aty ku do ta gjykojë të përshtatshme.

Me poshte paraqitet pikezimi i detajuar i aplikuesve sipas kritereve te percaktuara nga komisioni i vleresimit. Te gjithe aplikantet qe kalojne pragun 30% konsiderohen fitues per fazen e dyte te aplikimit.

[table id=1 /]