Përgjegjësia jonë sociale dhe mjedisore

I nxitur nga strategjitë zhvillimore të ortakëve të saj, Crimson Finance Fund Albania është një promotor i vazhdueshëm i përgjegjësisë sociale dhe mjedisore në tregun e ndërmarrjeve vendase. Përmes një procedure rigoroze të diktuar nga praktikat më të mira të NORFUND, flamurtar në implementimin dhe ekzekutimin e strategjive që konsistojnë në përmirësimin e parametrave shoqërore dhe mjedisore, CFFA vendos kritere cilësore në lidhje me respektimin e këtyre tek klientet e tij, dhe i ndjek ato përgjatë gjithë rrugëtimit të tyre deri në përmbushjen e plotë.

Mbrojtja e ambjentit, eliminimi i mbetjeve dhe kushtet e punës tek klientët tanë, përbëjnë një fokus kryesor në realizimin e objektivit tonë social dhe mjedisor.

Përkrahja e sipërmarrësve të rinj dhe iniciativave të tyre

Bizneset Start-up (më pak se 12 muaj aktivitet) në një sferë të gjerë dhe ato të drejtuara nën iniciativën e të rinjve në vecanti, hasin probleme thelbësore në gjetjen e burimeve financiare në tregun vendas. Institucione të ndryshme financiare ndjekin politika tepër të ngurta duke kërkuar kolaterale që kalojnë me disa herë vlerën e financimit të kërkuar prej këtij segmenti biznesesh, duke i ngarkuar norma interesi që kalojnë 25%, ose shpesh duke mos e konsideruar aspak këtë kontigjent në bazën e tyre të klientëve.

Me një diferencë të lartë në pikë përqindje, me shumë se 1/3 e portofolit të CFFA sot përbëhet nga biznese Start-up, duke përmbushur kështu edhe një nga misionet kryesore të partnerëve tanë, atë të aksesit në financë për këtë kategori ndërmarrjesh. Përtej financimit, CFFA ofron konsulencë financiare falas për klientet e saj Start-up, përsa i përket menaxhimit financiar, fiskal dhe strategjik, duke i ndihmuar në hapat e para të rrugetimit te tyre.

Përkrahja e sektorëve strategjik

CFFA mbështet fort sektor strategjik me impakt zhvillimor të tashëm dhe të ardhshëm në ekonominë Shqiptare. Rreth një e treta e portofolit të saj i dedikohet sektorit të prodhimit duke prekur pothuajse cdo nënsektor të tij.

Kjo përfaqëson pothuajse dyfishin në proporcion me mesataren e tregut financiar vendas. Gjithashtu, CFFA mbështet iniciativat e reja dhe ekzistuese të sektorit të ICT duke i dedikuar një proporcion 8 herë më të madh të portofolit të saj, krahasuar me mesataren e tregut financiar vendas.