ÇFARË THONË KLIENTËT TANË
Shpëtim Hasa
“Falë Crimson Finance Fund Albania jo vetëm arrita të kem automjetin tim të taksisë, por dhe të kursej në kosto operacionale duke mbrojtur njëkohësisht dhe ambjentin.”
Kam operuar si taksist prej më shumë se 8 vitesh në qytetin e Tiranës. Fillimisht nuk kisha një automjet të timin, por operoja me një taksi të marrë me qira. Pasi u njoha me avantazhet e makinave elektrike vendosa që të financohesha nëpërmjet qirasë financiare për blerjen e një makine të tillë. Me anë të financimit të Crimson Finance Fund Albania tani punoj me një makinë elektrike, e cila është ekologjike, ka pak shpenzime dhe në përfundim të financimit do të jetë në pronësinë time ligjore. Sot jo vetëm nuk paguaj më qira për një makinë e cila nuk është e imja, por falë diferencës së kostove të harxhimit nga makina me naftë në atë elektrike, siguroj të ardhura me të cilat paguaj këstin e financimit.
COCOAL shpk
“Suporti financiar i Crimson Finance Fund Albania fillimisht na përkrahu në modernizimin e fabrikës sonë të rritjes së zogjve, dhe më pas në mbështetjen e prodhimit të vezës së parë të vërtetë të certifikuar bio në tregun shqiptar, COCOVE.”
COCOAL shpk është një biznes i krijuar në vitin 2015 dhe ka si aktivitet kryesor rritjen dhe tregtimin e zogjve, gjithashtu, që prej fillimit te vitit 2020, ofrimin e vezëve të certifikuara BIO. Në fillimet e tij, COCOAL shpk operonte vetëm në rritjen e zogjve dhe shitjen e tyre. Për të kryer këtë aktivitet nevojiteshin kushte të vecanta ambjentale (temperaturë konstante dhe ajrosje) dhe një proces i specializuar për ushqimin e zogjve. Falë financimit të parë nga Crimson Finance Fund Albania u bë i mundur modernizimi i procesit të ushqimit për zogjtë, dhe investimi në një ambjent të standarteve europiane përsa i përket rritjes së tyre. Ky financim ndihmoi në rritjen e cilësisë së prodhimit dhe volumit të shitjeve. COCOAL shpk në këtë periudhë u bë dhe furnizuesi kryesor i kompanisë për prodhimin e mishit “DRIZA”. Crimson Finance Fund Albania financojë për herë te dytë biznesin tonë duke bërë të mundur zgjerimin e aktivitetit, me prodhimin dhe tregtimin e vezëve të certifikuar Bio. Në videon bashkëngjitur janë të paraqitura investimet e arritura në COCOAL shpk nëpërmjet financimeve të Crimson Finance Fund Albania.
Florenc Karaj
Crimson Finance Fund Albania më mundësoi të realizoja një projekt sa fitimprurës aq edhe zhvillimor: Atë të ofrimit të shërbimit të internetit në disa zona rurale.
Duke parë mungesën e aksesit të internetit në fshatin ku unë jetoj, Pajovë, Elbasan, hapa një internet-caffe. Kjo sipërmarrje rezultoi e suksesshme dhe më nxiti të investoja në ofrimin e internetit për banorët e fshatit tim. Crimson Finance Fund Albania besoi në planin tim dhe më mbështeti në një kohë kur nuk gjeta përkrahje nga asnjë institucion tjetër financiar. Falë financimit të kombinuar midis Leasing dhe Factoring të sygjeruar nga stafi i CFFA, arrita të pajis progresivisht me internet nëpërmjet investimit në fiber optike jo vetem fshatin tim, por rreth 20 fshatra të tjerë pranë tij, në një kohë kur asnjë operator kombëtar nuk e ofronte këtë shërbim. Sot, megjithëse këta të fundit kanë shtrirë mbulimin e tyre në zonë, unë mbetem zgjedhja e parë e banorëve të kësaj zone.
Prodekor shpk
“Crimson Finance Fund Albania na financoi nëpërmjet Leasing duke bërë të mundur eliminimin e një procesi pune, i cili më parë ofrohej nga një furnitor i yni. Ky ishte procesi i vetëm i jashtëm dhe nëpërmjet eleminimit të tij u zvogëluan kostot e prodhimit të aktivitetit.”
Kompania Prodekor u themelua në vitin 2000. Është një biznes me shumë vite përvojë dhe traditë, dhe lider në treg në fushën e prodhimit të dekoreve të jashtme dhe të brendshme arkitektonike. Prodekor, nëpërmjet fabrikave dhe ekspozitorëve të saj, projekton dhe ndërton forma artizanale të parafabrikuara, duke plotësuar çdo nevojë në fushën e restaurimit, të konservimit dhe dizajnimit të dekoreve të ndërtesave të reja dhe ekzistuese. Nje element i rëndësishëm përbërës i produkteve tona është edhe mermeri, i cili duhet t’i nënshtrohet një procesi përpunimi për transformimin e tij në rërë të imët. Për mungesë të kapaciteteve të sjelljes së mermerit në këtë gjendje, më parë Prodekor e blinte atë të përpunuar. Me anë të pajisjes së përpunimit të financuar nga Crimson Finance Fund Albania, tashmë ne reduktojmë kostot tona ndjeshëm, duke e kryer këtë proces brenda fabrikes sonë!
Estelite Dental Center
“Falë produktit të qirasë financiare, Estelite Dental Center tanimë ofron shërbimin e ndërhyrjeve kirurgjikale dentare në klinikën e saj.”
Estelite Dental Center ofron kujdes shëndetësor dentar për çdo grupmoshë dhe operon që prej vitit 2017 në Tiranë. Në fillim të aktivitetit Estelite Dental Center ofronte trajtime të përgjithshme dentare, por jo shërbimin e ndërhyrjes kirurgjikale. Me rritjen e aktivitietit dhe zhvillimin e biznesit vendosëm që me anë të qirasë financiare të shtonim një poltron për ndërhyrje kirurgjikale në biznesin tonë. Në këtë mënyrë tanimë në klinikën tonë kemi një dhomë të posatshme ku ështëvendosur ky poltron dhe kryhen ndërhyrje kirurgjikale.
M.C.P shpk
“Me anë të Factoring-ut të drejtëpërdrejtë, produkt unikal në tregun shqiptar, M.C.P shpk mundi të tejkalojmë me sukses një problem likujiditeti.”
M.C.P është një nga kompanitë më të suksesshme në Shqipëri në prodhimin e produkteve dhe materialeve me përbërje plastike. Kompania është themeluar në Gusht 1999 dhe është shpërblyer nga Qeveria shqiptare dhe Zyra e Punës me cmimin “Bleta e Artë” për inovacionin, cilësinë e punës dhe ruajtjen e standarteve mjedisore. Me 130 te punësuar dhe e shtrirë në një sipërfaqe totale prej 16,000 m2, M.C.P prodhon një mori produktesh si skelete skafesh, kjoska, sedilje automjetesh, apo Aquapark. Si pasojë e sezonit të verës dhe e rritjes së volumit të shitjes kompania hasi një vështirësi likuditeti për shkak të faturave të palikujduara nga klientët e saj. Me anë të Factoringut të drejtëpërdrejtë, produktit financiar unikal në tregun shqiptar, M.C.P mundi që të kalonte këtë ngërc te perkohshem likuiditeti.
Hp Vendresh Energy
“Hp Vendresh Energy arriti të inaguronte me sukses dhe brënda afatit të përcaktuar nga Ministria e Infrakstrukturës dhe Energjisë, hidrocentralin me kapacitet prodhimi prej 2.8 milion kw në vit, falë financimit të Crimson Finance Fund Albania me Faktoring”
HP VENDRESH ENERGY shpk është një kompani e themeluar në Tetor 2013 me qendër në rajonin e Beratit. Kompania është e angazhuar në drejtimin e një hidrocentrali dhe shpërndarjen e energjisë. HP VENDRESH ENERGY nënshkroi një kontratë koncesioni me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në vitin 2013 për ndërtimin e hidrocentralit dhe që nga ajo periudhë filloi të investojë në këtë projekt. Falë financimit të Crimson Finance Fund Albania u bë i mundur inagurimi i hidrocentralit brenda afatit të përcaktuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Hidrocentrali ka një kapacitet prodhimi prej 2.8 milion kw në vit.
CCALB shpk
“Crimson Finance Fund ka dhënë një mbështetje jetësore financiare për vendosjen në punë të një prej fabrikave të vetme të përgatitjes së lingotave të plumbit në Shqipëri dhe shkrirjes së aluminit përmes financimit të paisjeve të fabrikës tonë.”
CCALB shpk është një kompani e huaj dhe shqiptare e specializuar në përpunimin e plumbit dhe aluminit e krijuar ne vitin 2017. Duke qënë nje biznes start-up, CCALB shpk hasi vështirësi në aksesin në financë nga institucione tjera financiare në vend. Për vendosjen në punë të fabrikave të përpunimit të plumbit dhe të aluminit si dhe shfytëzimin e rrjetit të klientëve (100% eksport), CCALB shpk kishte nevojë të konsiderueshme për paisje për fabrikën e saj si dhe të krijonte kapital qarkullues. Falë mbështetjes financiare CCALB shpk arriti të vendoste në punë fabrikën e saj si dhe të rrise shitjet.
Kennedy shpk
“Makineria e finacuar nga Crimson Finance Fund Albania ndihmoi në eleminimin e një problemi në procesin e prodhimit, i cili kushtëzonte cilësinë dhe cmimin”.
Kennedy shpk është një kompani e themeluar në vitin 1994, e fokusuar në prodhimin e nënprodukteve të mishit. Më parë,produktet përfundimtare të Kennedy shpk prodhoheshin me përmasa të ndryshme, jo në forma standarte, prej makinerisë që ishte në përdorim. Ky problem e kushtëzonte produktin nga ana e cmimit, rrjedhimisht duke ulur të ardhurat e kompanisë. Nëpërmjet financimit me Leasing, Kennedy arriti të pajisej me një makineri e cila eleminonte këtë problem dhe bënte të mundur prodhimin në përmasa standarte të nënprodukteve të mishit. Duke qënë se Lënda e parë përdorur këtë proces mbeteje pandryshueshme kjo pajisje solli rritjen e fitimit në total të kompanisë.