CFFA NË FOKUS

Crimson Finance Fund Albania (CFFA) është një institucion financiar jo-bankë, i licensuar nga Banka e Shqipërisë më datë 2 Tetor 2015 me Licensë Nr. 34, i cili i ofrohet tregut financiar shqiptar me qëllim mbështetjen financiare të kompanive të vogla dhe të mesme në vend, drejtë zhvillimit të qëndrueshëm. Ai ka për synim të asistojë dhe të financojë projektet e këtij segmenti të sektorit privat i cili shpesh nuk shërbehet nga bankat apo institucionet e tjera financiare.

Qëndrueshmëria që CFFA kërkon të përcjellë në tregun shqiptar mbështetet në dy produkte financiare me potencial të pa shfrytëzuar në vendin tonë (faktoring dhe qira financiare), të ofruara kundrejtë tarifave të përballueshme e mjaft konkuruese për këtë segment të tregut.

Konkretisht Crimson Finance Fund Albania synon të marrë pjesë në zhvillimin e partnerëve te saj – prodhues, shperndares, apo ofrues sherbimesh – mikronjësi, ndërmarrje të vogla dhe të mesme, duke u siguruar atyre një gamë inovative produktesh dhe shërbimesh të përshtatura sipas nevojave të tyre. Pikëerisht këto nevoja ne i kategorizojmë në tre shtylla kryesore:

null

NEVOJA PËR ASETE

null

NEVOJA PËR KAPITAL QARKULLUES

null

NEVOJA PËR INVENTAR

PARTNERËT TANË

Iniciativa për të krijuar këtë institucion financiar është fryt i një bashkëpunimi të katër partnerëve dhe njëkohësisht ortakëve të CFFA, misioni zhvillimor i të cilëve reflektohet në virtytet dhe punëen tonë të përditëshme:

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

Që prej vitit 1995, AADF është një mbështetës i padiskutueshëm në promovimin dhe zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri. Nëpërmjet Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve (AAEF)  janë investuar direkt rreth 110 milionë dollarë në 77 investime në 40 shoqëri. Mbi 7.000 vende të reja pune janë krijuar dhe mbi 2 miliardë dollarë janë kontribuar në PBB-në e Shqipërisë nga shoqëritë e tanishme dhe të mëparshme të portofolit.

Bashkia Tiranë

Bashkia Tiranë ka vënë në dispozicion nje kontribut kapital për këtë projekt me qëllim zhvillimin e bizneseve të vogla e të mesme në Tirane dhe vënien në jetë të projekteve të shumta nëpërmjet financimeve inovative te CFFA. Bashkia Tiranë e ka mbështur me entuziazëm që në fillesat e saj këtë inciativë dhe sot luan një rol të rëndësishëm ne mbeshtetjen e këtij institucioni.

Crimson Capital corp.

Themeluar në 1991, Crimson Capital konsiderohet si një aktor i rëndesishëm në mbështetjen e tregjeve në zhvillim në të pesë kontinentet. Ajo ka mbëshetur me mbi 7 miliard USD në formën e huave, pjesëmarrjeve në kapital apo investimeve të huaja mijëra kompani në vendet në zhvillim. Crimson Capital është prezente në rajon prej afro 1 dekade me anë të zyrave të saj në Kosovë dhe Maqedoni.

Norfund

Fondi Norvegjez i Investimeve në vendet në Zhvillim (Norfund) është krijuar nga Parlamenti Norvegjez më 1997 me qëllim përmiresimin e aktivitetit të sektorit privat në këto vende dhe luftën ndaj varfërisë. Norfund investon në sektorin e energjise së pastër, institucionet financiare, agrobiznesin, kryesisht ne kompanitë e vogla dhe të mesme. Me një kapital tërësisht shtetëror dhe të kontrolluar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, ajo menaxhon sot një portofol prej 1.7 miliard USD.

Helenos

Themeluar në 2018, Helenos është fondi i parë i kapitalit privat në Europë për një treg financiar gjithëpërfshirës. Misioni i Helenos është të forcojë bazën kapitale të ndërmjetësve financiarë, që financojnë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe sociale, duke ofruar investime në kapital, borxh të varur dhe financime senior. Helenos, aksioneri kryesor i të cilit është Fondi Europian i Investimeve, mbështetet nga Programi i Komisionit Evropian për Punësimin dhe Inovacionin Social, EaSI.