Klientet e interesuar per te bashkepunuar me Crimson Finance Fund Albania kane mundesine te na vizitojne prane zyrave tona ne adresen e publikuar ne rubriken “Kontakt”, si edhe te na telefonojne ne numrat tane te telefonit. Gjithashtu, ne rubriken “Apliko Tani” ju mund te plotesoni paraprakisht nje formular te thjeshtuar duke lene edhe koordinatat tuaja dhe menjehere nje nga oficeret tane te kredise do te vihet ne kontakt me ju.

Pas marrjes ne konsiderate te dosjes tuaj, Oficeri i kredise do t’ju kerkoje dokumentacionin e meposhtem per te filluar menjehere procesin e analizes:

 

  • Dokument identifikimi (pasaporte/karte identiteti)
  • Certifikate familjare
  • Dokument identifikimi per dorezanesin (neqoftese ka)
  • Ekstrakt historik dhe i thjeshte nga QKR
  • Fotokopje e NIPT-it
  • Bilanci i fundit kontabel (ose pasqyrat e audituara financiare) dhe nje raport financiar aktual
  • Plan biznesi I aktivitetit per periudhen e financimit
  • Certifikate nga administrate e tatim-taksave per fitimin e deklaruar dhe tatimet e paguara ne vitet e fundit (maksimumi 3 vjet).
  • Dokumenta qe vertetojne pronesine ose kontrate qeraje per ambjentin ku zhvillohet aktiviteti
  • Faturat qe do te financohen nga CFFA
  • Bank Statement

 

Perpara nenshkrimit te kontrates qe CFFA ju propozon klienteve ne lidhje me projektet e tyre, nje nga punonjesit tani mund t’ju kerkoje te vizitoje ambjentet ku ju ushtroni aktivitetin tuaj.