• Madhësia e Kredisë

Në varësi të projektit tuaj dhe planit të zhvillimit, sektorit të aktivitetit si dhe situates tuaj financiare, Crimson Finance Fund Albania mund të financojë deri në 100,000 (njëqind mijë) Euro (të konvertuara në Lekë).

 

  • Afatet

Crimson Finance Fund Albania ofron afate maturimi shumë avantazhuese dhe në përputhje me ciklet e cdo aktiviteti. Për produktin e Leasing-ut (Qirasë Financiare), afatet e maturimit variojnë nga 1 (nje) deri në 3 (tre) vite. Ndërsa per produktin e Faktoringut, afatet e maturimit variojnë nga 1 (nje) deri ne 6 (gjashtë) muaj. Megjithatë, në raste të vecanta afatet mund të rinegociohen në varësi të projektit tuaj. Frekuenca e ripagesës së kredisë ofrohet me keste te barabarta mujore.

 

  • Norma e Interesit

 Ndër me konkurueset në treg, norma e interesit e ofruar nga Crimson Finance Fund Albania për dy produktet e saj është 15% në Lekë. Kjo norme është vjetore, cka ne rastin e Faktoring-ut do të thotë se ajo përpjestohet me numrin e muajve të afatit të maturimit. Vlera e Interesit ka nje frekuencë rillogaritje mujore të barabartë me shumën e principalit te pashlyer të shumëzuar me normën fikse vjetore prej 15%.

 

  • Tarifat e Kredisë

Crimson Finance Fund Albania nuk i ngarkon klientëve tarife aplikimi. Tarifa e vetme qe aplikohet nga ky institucion është Tarifa e Menaxhimit të kredisë e cila mbulon të gjitha kostot në lidhje me ndjekjen dhe ecurinë e kredise gjate gjithë afatit të saj të maturimit. Kjo tarifë është e barabartë me 2% te vleres se disbursuar.

 

 

  • Metoda e llogaritjes së normës efektive të interesit (NEI) për kredinë

Ekuacioni bazë, për llogaritjen e normës efektive të interesit (NEI), barazon, mbi një bazë vjetore, nga njëra anë vlerën totale faktike të kredisë (total present value of drawns, duke zbritur çdo shpenzim të mbajtur (për shembull, shpenzimet administrative etj.), të vënë në dispozicion të klientit sipas marrëvëshjes së kredisë dhe në anën tjetër vlerën totale faktike (total present value of repayments and payments of charges) të shlyerjeve dhe/ose pagesave të shpenzimeve:

formula 1

Kuptimi i shkronjave dhe simboleve:

m – është numri total i kësteve të kredisë, nëse lëvrimi i kredisë bëhet me këste (cash flow-ve), të paguar nga kredidhënësi.

k – është numri në vazhdimësi për këstet e kredisë, nëse lëvrimi i kredisë bëhet me këste (cash flow-t), të paguara nga kredidhënësi (drawn), kështu që 1< k < m dhe/ose 1= k = m.

Kk – është vlera faktike e kredisë (cash flow) së vënë në dispozicion të klientit në periudhën k.

tk – është intervali, i shprehur në vite dhe fraksione të një viti, ndërmjet datës së vlerës së këstit të parë të kredisë (first cash flow) të vënë në dispozicion të klientit (nëse lëvrimi i kredisë bëhet me këste) dhe datës së çdo kësti pasues të kredisë të vënë në dispozicion të klientit, domethënë t1 = 0.

m’ – është numri total i kësteve (cash flow-ve) të paguara nga klienti për shlyerjen e kredisë dhe/ose pagesave të shpenzimeve.

l – është numri në vazhdimësi i kësteve të paguara nga klienti (cash flow-ve) për shlyerjen e kredisë (shlyerja ose pagesa e shpenzimeve).

Rl – është vlera e këstit të shlyerjes (cash flow) ose pagesës së shpenzimeve nga klienti në periudhën l.

tl – intervali, i shprehur në vite dhe fraksione të një viti, ndërmjet datës së vlerës së këstit të parë të kredisë të vënë në dispozicion të klientit (nëse lëvrimi i kredisë bëhet me këste) ose datës së lëvrimit të kredisë, në rast se lëvrimi i kredisë bëhet i plotë (first cash flow) dhe datës së çdo kësti për shlyerje dhe/ose pagimi shpenzimesh vijuese që paguan klienti.

 

i=NEI mund të llogaritet (nga algjebra ose nga një program kompjuteri) kur termat e tjerë në ekuacion janë të njohur nga kontrata ose ndryshe.

 

Shënime:

a. Shumat e paguara nga të dyja palët në kohë të ndryshme nuk është e nevojshme të jenë të barabarta dhe të paguhen në intervale të barabarta.

b. Data e fillimit duhet të jetë ajo e pagimit të këstit të parë të lëvrimit të kredisë nga banka, nëse lëvrimi i kredisë bëhet me këste ose e datës së lëvrimit të kredisë, në rast të lëvrimit të plotë të kredisë në dispozicion të klientit.

c. Intervalet midis datave të përdorura në llogaritjet duhet të shprehet në vite ose fraksione të vitit. Një vit presupozohet të ketë 365 ditë ose 366 ditë për vitet e brishtë, 52 javë ose 12 muaj. Një muaj presupozohet të ketë 30,41666 ditë (365/12) pavarësisht nëse është ose jo vit i brisht.

d. Rezultatet e llogaritjes duhet të shprehen me një saktësi, të paktën një vlerë pas presjes dhjetore.

e. Ekuacioni mund të rishkruhet duke përdorur një shumë të vetme në rast të lëvrimit të plotë të kredisë nga banka:

formula 2

S – është vlera totale faktike e kredisë (total present value of drawdowns) duke zbritur çdo shpenzim të mbajtur për shembull, shpenzimet administrative etj.

 

Bankat duhet të sigurojnë që metodat e zgjidhjes së aplikueshme të japin një rezultat të barabartë me atë të shembujve të paraqitur në këtë aneks (shih më poshtë).