Leasing

Leasing

Megjithëse ky produkt financiar është i pranishëm në tregun vendas, ne gjykojmë se vlerat e tij të vërteta nuk janë të shfrytëzuara sic duhet.

 

Sot në tregun Shqiptar Leasing-u aplikohet gjerësisht nga koncesionarët e automjeteve dhe i ofrohet kryesisht individëve. Leasing-u që ofron CFFA i dedikohet ekskluzivisht ndërmarrjeve dhe synon financimin e blerjes së aseteve të ndryshme si makineri apo pajisje pune për të cilat këto ndermarrje jo-rallë duhet të përdorin një pjesë të madhe të kapitalit të tyre qarkullues.

 

Avantazhet e këtij produkti janë:

• Mundësia e përdorimit të kapitalit qarkullues për qëllime të tjera zhvillimi
• Shmagia e riskut – Aseti i blerë mbetet në pronësi të CFFA dhe paguhet me këste, pra klienti ka mundësinë ta nderprese kontratën
• Përfitim taksor – këstet e pagesave të Leasing-ut konsiderohen si shpenzime operacionale, pra njësoj si interesi bankar janë të zbritshme nga taksat (tatimi mbi fitimin)
• Planifikim më i saktë i shpenzimeve duke qenë se këstet janë të barabarta dhe të shtrira në kohë

 

Happy Friendship Day!

Telefononi në

+355 4 450 03 85