Faktoring

Faktoring dhe Purchase Order Financing

(Financim përmes Urdhër-porosisë)

 

Shumë ndërmarrje të vogla dhe tv mesme ndodhen sot përballë një situate ku diferenca e kohës së pagesës midis klienteve dhe furnitorëve frenon rritjen dhe stabilitetin e tyre.

Koncepti është i thjeshtë:
Shpesh ndërmarrjet duhet të presin disa muaj derisa klientët e tyre t’ju likuidojne faturat që ato kanë leshuar. Mungesa e likuiditetit të mjaftueshëm bëhet jo rrallë herë pengesë për mbulimin e shpenzimeve operacionale, për pagesën e furnitorëve apo për kapjen mundësive të reja të zhvillimit.

Mjaft i suksesshëm në vende në të njëjtin nivel zhvillimi si Shqipëria, ky produkt financiar synon të stabilizojë kapitalin qarkullues të ndërmarrjeve të vogla e të mesme duke financuar faturat tuaja deri në momentin e likuidimit të tyre nga klientët e ndërmarrësve.

Me anë të këtij produkti CFFA zgjidh një nga pengesat kryesore të zhvillimit të ketij segmenti biznesi, likuiditetin e shpejtë dhe pa kolateral, me garanci faturat e klientëve.

 

Faktoring ne 5 Hapa (2)

 

Telefononi në

+355 4 450 03 85