Rreth nesh

Kush jemi

Crimson Finance Fund Albania (CFFA) është një institucion financiar jo-bankë, i licensuar nga Banka e Shqipërisë më datë 2 Tetor 2015 me Licensë Nr. 34, i cili i ofrohet tregut financiar shqiptar me qëllim frymëmarrjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të kompanive të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

Ai ka për synim të asistojë dhe të financojë projektet e këtij segmenti të sektorit privat i cili shpesh nuk shërbehet nga bankat apo institucionet e tjera financiare. Qëndrueshmëria që CFFA kërkon të përcjellë në tregun shqiptar mbështetet në dy produkte financiare me potencial të pa shfrytëzuar në vendin tonë (faktoring dhe leasing për asete) si dhe në norma interesi të favorshme për këtë grup biznesi dhe mjaft konkuruese në treg.

Iniciativa për të krijuar këtë institucion financiar është fryt i një bashkëpunimi të katër partnerëve dhe njëkohësisht ortakëve të CFFA.

 

Partnerët tanë:

 

albanian-americanFondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

Që prej vitit 1995, AADF është një mbështetës i padiskutueshëm në promovimin dhe zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri. Me një investim direkt prej 110 milion USD në sektorin privat, AADF ka luajtur një rol kyç në hapjen e rreth 7000 vendeve të punës, dhe kontributin me mbi 2 miliard USD në PBB-në e Shqipërisë nga shoqëritë ekzistuese dhe të mëparshme të portofolit të saj.

 

Bbashkia-tiraneashkia Tiranë

Bashkia Tiranë ka vënë në dispozicion 1 milion USD si kontribut kapital për këtë projekt me qëllim zhvillimin e bizneseve të vogla e të mesme në vend dhe vënien në jetë të projekteve të shumta nëpërmjet financimit më anë të produkteve financiare të CFFA. Bashkia Tiranë e ka mbështur me entuziazëm që në fillesat e saj këtë inciativë dhe sot luan një rol të rëndësishëm për promovimin e këtij institucioni në sektorin privat.

 

Ccrimsonrimson Capital corp.

Themeluar në 1991, Crimson Capital konsiderohet si një aktor i rëndesishëm në mbështetjen e tregjeve në zhvillim në të pesë kontinentet. Ajo ka mbëshetur me mbi 7 miliard USD në formën e huave, pjesëmarrjeve në kapital apo investimeve të huaja mijëra kompani në vendet në zhvillim. Crimson Capital është prezente në rajon prej afro 1 dekade me anë të zyrave të saj në Kosovë dhe Maqedoni.

 

norfundNorfund

Fondi Norvegjez i Investimeve në vendet në Zhvillim (Norfund) është krijuar nga Parlamenti Norvegjez më 1997 me qëllim përmiresimin e aktivitetit të sektorit privat në këto vende dhe luftën ndaj varfërisë. Norfund investon në sektorin e energjise së pastër, institucionet financiare, agrobiznesin, si edhe kompanitë e vogla dhe të mesme përmes fondeve të investimeve në tërësi. Me një kapital tërësisht shtetëror dhe të kontrolluar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, ajo menaxhon sot një portofol prej 1.7 miliard USD.

 

Falë stafit të kualifikuar të CFFA dhe eksperiencës së gjerë të partnerëve tanë në sektorin financiar, zhvillimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe mbështetjes që i kanë dhënë krijimit të vendeve të punës dhe rritjes së qëndrueshme të disa sektorëve të ekonomisë shqiptare dhe atë të vendeve në zhvillim, CFFA ofron një garanci më shumë për ekselencën e ofertës tonë.